LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat në relievet malore kryesisht në lindje të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, në bregdetin veriperëndimor dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 6-8m/sek.

Temperaturat parashikohen nga 14 në 33 gradë Celsius. /Telegrafi/