LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave ndërsa në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.


Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare era tepër intensive fiton shpejtësi deri në 15-22m/sek. Erë problematike përgjatë vijës bregdtetare dhe lugina. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 13 në 31 gradë Celsius. /Telegrafi/