Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se e shtuna në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
SHMU parashikon alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































