LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i Bernard Kouchner, për Shqipërinë: Negociatat brenda vitit

Parashikimi i Bernard Kouchner, për Shqipërinë: Negociatat brenda vitit

Ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner pret që Bashkimi Europian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Në një opinion të publikuar në “Financial Times” disa muaj pasi vizitoi Shqipërinë në mesin e krizës së reformës në drejtësi, tashmë që gjithçka është zgjidhur, Kouchner pret që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes në korrik.


Kouchner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje apo lodhjes nga zgjerimi. Ai është optimist për Ballkanin perëndimor.

Përgjigjia e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, thotë Kouchner, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Tregues është rasti i Shqipërisë. “Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur  fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez, transmeton TCH.

Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Brukseli u hodh në veprim. Mogherini dhe negociatori i zgjerimit, Kristian Danielsson udhëhoqën delegacionet që biseduan me krerët e partive. Po ashtu, europarlamentarët ndërmjetësuan dhe marrëvjeshja u arrit.

Përpara kërkesave të liderit të PD, sipas Kouchner, Rama kishte një kërkesë kyçe, ai ngulte këmbë te reforma në drejtësi përpara zgjedhjeve.

“Pa atë thoshte se bisedimet me BE-në nuk përparojnë. Strategjia e tij për arritjen e kompromisit ishte hapja e bisedimeve dhe jo ndarja e përkohshsme e pushtetit”, thotë Kouchner.

Ai shprehet se, Rama po na shfaqet si një ndër liderët politikë më të sofistikuar në Europë. “Artist me famë ndërkombëtare, ish-basktebollist, poliglot dhe ndryshe nga të tjerët nuk shet slogane”, thekson Kouchner.

Edhe Rama e sheh hyrjen në BE si çelësin për të stabilizuar Ballkanin dhe mosmarrëveshjet në rajon. Ai i ka bërë thirje Brukselit të përshpjetojë procesin që të krijojnë një gardh ndaj ndikimit rus.

“Nuhatja ime si vëzhgues për një kohë të gjatë i Ballkanit është se pavarësisht ngurrimeve, Brukseli e ka me sy të mirë këtë këndvështrim. BE-së i duhet t’i mbajë shpresat gjallë në Ballkan. Edhe momenti ka ardhur, me liderë pro BE-së në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, një skuadron reformartorësh të gatshëm për të udhëhequr në rrugën drejt BE”, e përfundon opinionin e tij në “Financial Times” Bernard Kouchner.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori