LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet e Baba Vanga për vitin 2020 – Trump i sëmurë dhe atentat ndaj Putinit, si dhe luftë kimike në Evropë

Parashikimet e Baba Vanga për vitin 2020 – Trump i sëmurë dhe atentat ndaj Putinit, si dhe luftë kimike në Evropë

Një grua bullgare e cila vdiq mbi njëzet vjet më parë, ka parashikuar se viti 2020 do të jetë “një vit i errët”.

Siç shkruan The Sun, përcjell Telegrafi, jetët e presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin mund të jenë në rrezik dhe lufta kimike do të shohë që kontinenti Evropian të pushojë së ekzistuari, tha ajo.

Pavarësisht se ishte e verbër, Baba Vanga mendohet se ka pasur “aftësi supernjerëzore” kur bëhet fjalë për çështje të së ardhmes.


Ajo është përfolur të ketë parashikuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit, dymbëdhjetë vjet para se të ndodhnin dhe fundosjen e nëndetëses ruse Kursk vitin pasues.

Në vitin 1989 ajo u tha ndjekësve të tmerruar: “Tmerr, tmerr! Vëllezërit Amerikanë do të sulmohen nga zogjtë e çelikut”.

Ndjekësit e saj, emri i së cilës do të thotë “Gjyshja Vanga”, thonë se parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 – kur ajo besoi se do të marrë fund universi.

Dhe para vdekjes së saj në moshën 85 vjeç ajo dha një seri profecish edhe për vitin 2020.

Ajo zbuloi se jeta e Vladimir Putinit mund të jetë në rrezik, falë një atentati nga dikush që tashmë punon brenda Kremlinit.

Dhe presidenti Donald Trump mund të përballet me të njëjtin fat, me parashikimin e Vanga se një tumor i trurit mund ta lë atë të shurdhër – ose të vdekur.

Ajo gjithashtu parashikoi që Evropa do të binte në duart e “ekstremistëve myslimanë” – por gruaja e vjetër gjithashtu e kishte parashikuar këtë në vitet e kaluara.

Ajo tha se ekstremistët “do të lëshonin ferrin me një arsenal të armëve kimike”.

Ndjekësit e figurës kontraverse megjithatë kanë thënë se saktësia e saj është prej 85 për qind në parashikimet e mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kalo në kategori