LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Leicester – Chelsea

Parashikim: Leicester – Chelsea

Chelsea do të tentojë që t’i kthehet fitoreve dhe për këtë ka punë aspak të lethë ndaj kampionit Leicester në udhëtim këtë fundjavë.

Vendi: Leicester City Stadium, Leicester
Koha: 14 janar (e shtunë), 18:30


Lajmet rreth ekipeve

Leicester
Jamie Vardy do të startojë në këtë takim pasi e ka kryer suspendimin prej tri ndeshjeve, teksa Andy King është në dyshim për shkak se humbi duelin e fundit ndaj Evertonit.
Leicester City është pa Riyad Mahrezin dhe Islam Slimanin sepse ata janë me angazhime në Kupën Afrikane të Kombeve. Daniel Amartey është po ashtu i angazhuar në AFCON.
Ahmed Musa ka shënuar dy golat e Leicesterit ndaj Evertonit në FA Cup dhe mund të ketë startin e parë këtë sezon që nga nëntori.
Claudio Ranieri i ka dhënë transferimit të ri Ëilfred Ndidi debutimin në FA Cup këtë fundjavë dhe mund të luajë kundër para ardhësit të tij, N’Golo Kante.

Chelsea
John Terry ishte përjashtuar në fitoren ndja Peterborough këtë fundjavë dhe do të jetë i suspenduar për këtë ndeshje.
Chelsea ka ri thirrur në formacion Nathan Aken nga huazimi te Bournemouth për të qenë një opsion në mbrojtje. Marcos Alonso është në dyshim për një dëmtim në këmbë dhe Ake mund të kërkohet të shtunën, edhe pse Pedro është një tjetër opsion për atë pozitë.
Asnjë ndryshim tjetër nuk pritet nga Conte, i cili do të ri ftojë në formacion Eden Hazardin dhe Diego Costan, për dallim nga ndeshja ndaj Peterborough ku ata dy nuk luajtën.
Pozita e Victor Mosesit në krahun e djathtë mund të jetë në dyshim pasi performanca e tij ka pësuar një rënie.

Top Lojtarët

A e dini se?

Në ndeshjet mes Leicesterit dhe Chelseat janë shënuar së paku tri gola në shtatë ndeshjet e fundit në Leicester.

Leicesteri është i pamposhtur në 23 nga 25 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në 10 nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Leicesterit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Chelseat në udhëtim.

Janë shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit të Leicesterit.

Chelsea është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Leicesterit në të gjitha garat.

Analiza

Leicesteri është i pamposhtur në tri ndeshje për të dytën herë këtë sezon, kurse tash ka përballë Chelsean.

Chelsea u përgjigj pas disfatës nga Tottenhami ndaj Peterboroughit dhe ka vetëbesimin e duhur. Megjithatë, duhet që vëmendja të jetë e madhe që të mbahet epërsia prej pesë pikëve në tabelë, e cila mund të ritet nëse Liverpooli lëshon pikë te Manchester United këtë të dielë.

Rezultatet e Leicesterit në shtëpi kanë qenë relativisht solide dhe nuk do të jetë një ndeshje e lehtë kjo për Chelsean, pavarësisht rënies në formë të Leicesterit për dallim nga sezoni i kaluar.

Parashikimi: Leicester 1-2 Chelsea

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori