Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.


Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km.

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj: Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,  Mbani shpezët në kushte të mira,  Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.  Vendosni masat e biosigurisë ne fermë  Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,  Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,  Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,  Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,  Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,  Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura. Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h. /Telegrafi/