Në Obiliq është realizuar me sukses rrënimi i një objekti të braktisur dhe të dëmtuar rëndë, i cili paraqiste rrezik për sigurinë publike.

Komuna e Obiliqit njofton se kjo ka ndodhur në përgjigje të kërkesës së Policisë së Kosovës dhe në bazë të ekspertizës së Komisionit për Vlerësimin e Objekteve të Rrezikshme, si dhe raportit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).


Ky aksion u zhvillua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes: Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjente, Policisë së Kosovës, Inspeksionit Komunal dhe kompanisë KEDS.

Kryetari Gashi, falënderoi të gjitha institucionet e përfshira për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar në këtë intervenim të suksesshëm, duke theksuar se: “Siguria e qytetarëve është prioritet i yni"./Telegrafi/