LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet i pavarur, Bosnja ekziston shkaku i fuqive të mëdha

Paralajmëron Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet i pavarur, Bosnja ekziston shkaku i fuqive të mëdha

Kryetari i Presidencës serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik kishte një intervistë mjaft të diskutueshme në të cilën përsëriti pikëpamjet se shteti boshnjak është jofunksional, se Sarajeva është e rrezikshme dhe se Republika Serbe do të jetë e pavarur.

Ai dha një intervistë për televizionin MIS me qendër në Sydney dhe është media e diasporës serbe në Australi, por video intervista u regjistrua në Aleksandrovac.

Dodik tha se Republika Serbe do të jetë e pavarur dhe se një gjë e tillë është reale, transmeton Telegrafi.


“Unë besoj në një realitet të quajtur Republika Serbe dhe nuk besoj në një imagjinatë të quajtur Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ai, raporton klix.ba.

Sipas mendimit të tij, situata politike është e tmerrshme, sepse Federata dështoi të formonte një qeveri të re pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018.

Duke folur rreth situatës së sigurisë, Dodik pohoi se Bosnja e ka numrin më të madh të luftëtarëve në fushën e betejës siriane sesa në vend.

Ai më pas vuri në dukje se Republika Serbe nuk ka ndërmend të fillojë ndonjë aktivitet të armatosur, por ka për qëllim të sigurojë potenciale mbrojtëse gjersa Bosnja “ekziston në saje të fuqive të mëdha”. /Telegrafi/