Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se ekziston një “situatë urgjente” në veri të Kosovës që mund të “ndezë automatikisht konfliktet në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.
Janjiq thotë se “aktualisht është një zjarr i vogël që mund të shuhet me pak rërë, por atë rërë nuk e shohim askund”.
I pyetur se cili ishte qëllimi i aksionit gjatë të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës, Janjiq thotë për “N1”, se “ky është një zhvillim absolutisht i pritshëm dhe ai është paralajmëruar që nga tetori i 2021”.
“Gjatë gjithë kohës jemi dëshmitarë të një shfaqjeje shumë të rrezikshme, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjithë. Kjo është shfaqja që kemi parë kur filluan luftërat në Jugosllavi. Dihej se nëse Vuçiq tërheq serbët nga institucionet e Kosovës, do të vendosej një realitet i ri. Prishtina nuk e njohu atë lëvizje. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe Millosheviqit, i cili gjithashtu nuk e ka njohur realitetin. Në asnjë moment nuk kemi marrë vesh nëse është diskutuar se si të garantohet siguria me daljen e serbëve nga policia dhe duke forcuar ‘formacionet serbe’ siç quhen tashmë, sepse ato ekzistojnë dhe ky është realiteti”, tha Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se zgjedhjet në veri të Kosovës të paralajmëruara për 18 dhjetor nuk do të mbahen.
“Serbia nuk mund të tërhiqet tani derisa të diskutohen mekanizmat për kthimin e serbëve në institucione ose do të krijojnë institucione paralele. Ose do të shkojnë një hap më tej”, thotë ai.
Janjiq shton se nuk meriton koment njoftimi nga Beogradi se po mendohet për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
“Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petkoviq i hedh benzinë zjarrit që tashmë është ndezur. Njerëz të tillë duhet të largohen urgjentisht, sepse po bëjnë punën e gabuar me paraqitjet e tyre. Është e gabuar në këtë moment, ndërkohë që lufta në Ukrainë po vazhdon dhe Serbia është gjithnjë e më e izoluar, që NATO duhet të ndërhyjë. Duhet të bëhet një bisedë racionale mes Vuçiqit, Kurtit, NATO-s dhe Grupit të Kontaktit, të cilët aktualisht janë në gjumë. Bashkimi Evropian diçka po aktron. Është një situatë shumë urgjente dhe rajonit mund t’i vihet flaka. Prandaj meriton më shumë vëmendje”, ka thënë Janjiq.
I pyetur se si mendon se mund t’i vihet zjarri rajonit, ai thotë se “të gjithë e dimë se ku është veriu i Kosovës. Është pjesë e ish Sanxhakut historik. Ai lidhet drejtpërdrejt me veriun e Malit të Zi dhe nëpërmjet Foçës me Bosnjën dhe Hercegovinën, për të mos përmendur linjën ndëretnike. Unë nuk mund t’i vizatoj hartën për këdo që nuk e di këtë. Është një rajon që ndez automatikisht konfliktet në këto tre vende. Në Serbi, kjo do të shkaktonte një ndarje etno-nacionale, në Bosnje dhe Hercegovinë do të tërhiqte aspiratat e Dodik dhe të tjerëve për t’u larguar, dhe ne tashmë kemi një situatë të paqëndrueshme në Mal të Zi, të cilit i duhet vetëm edhe kjo”.
Ai shton se është realiste dhe e dëshirueshme që situata të qetësohet dhe mund të zgjidhet kur Grupi i Kontaktit të flasë një gjuhë.
“Duhet të ketë një demonstrim të qartë të forcës, por jo nga Kosova apo Serbia. Realiteti i ri është se serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës dhe nuk janë në gjendje të pyeten për diçka. Vullneti i tyre politik është i drejtuar drejt autonomisë ose shkëputjes. Pse nuk po qetësohet situata? Ndoshta ka lojtarë në Grupin e Kontaktit që janë të kënaqur me transferimin e një pjese të konfliktit këtu, në mënyrë që të mos përjetojnë një barrë të madhe përmes Ukrainës. Është një situatë shumë delikate. Ky është një zjarr i vogël që mund të shuhet me pak rërë, por atë rërë nuk e shohim askund”, përfundon Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?