Paralajmërohet situatë e vështirë në dimër, thirrje qytetarëve për kursim të energjisë
Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët në Kosovë përballen me thirrjet nga institucionet për të bërë përgatitjet e nevojshme që të kursejnë energjinë elektrike.
Në vitet e para të pasluftës, thirrjet e tilla kanë qenë të shpeshta, bazuar kryesisht në mungesën e investimeve në infrastrukturën e vjetruar energjetike.
Por, infrastruktura e cila nuk është përtërirë, kësaj radhe nuk është arsyeja prapa thirrjeve të autoriteteve të Kosovës për qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike.
Thirrjet për kursim të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), në një njoftim për media, më 27 korrik, tha se “e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike” dhe se “rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike”.
Në njoftimin e KEDS-it thuhet se kriza e thellë energjetike në Evropë ka prekur edhe Kosovën.
“Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut”, tha KEDS-i në njoftimin e 27 korrikut.
Sipas KEDS-it, në javën e parë të korrikut çmimi në bursën e Hungarisë – HUPX ishte 348 euro për megavat, kurse në javën e fundit të korrikut çmimi është rritur në 735 euro për megavat.
“Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”, theksoi KEDS-i, i cili lut konsumatorët “që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit”.
Qytetarët për kursim të energjisë, alternativat dhe sfidat
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1,300MW në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.
Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.
Disa qytetarë në Prishtinë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se janë të njoftuar për thirrjet që kanë bërë institucionet për kursim të energjisë elektrike. Sipas tyre, përpjekjet për të kursyer energjinë elektrike në shtëpitë e tyre bëhen edhe gjatë muajve të verës dhe ngjashëm do të veprojnë edhe gjatë dimrit.“Nuk kemi tjetër alternativë, sepse edhe drutë janë shumë shtrenjtë. Thëngjilli është i ndaluar nga qeveria e kaluar. Nuk kemi tjetër alternativë të ngrohjes përveçse me rrymë (energji elektrike). Mundohemi të kursejmë, zakonisht natën, me rrobalarëse e enëlarëse. Do të thotë, aty ku mund të kursehet. Nuk e di, na ndihmoftë Zoti dhe të mos jetë një dimër i vështirë”, tha Dedinca.
Shfrytëzimi i pajisjeve elektrike gjatë natës, sugjerohet për shkak se tarifat e energjisë elektrike, kryesisht janë më të lira.
“Qeveria të na lidhë me Termokosin”
Mënyrën e kursimit e përshkroi ngjashëm edhe Nazmie Statovci, e cila punon në një studio grafike. Ajo tha se e kupton mirë situatën në të cilën gjendet vendi për sa i përket mundësive të furnizimit me energji elektrike.Por, ajo tha se jeton në një banesë, e cila nuk përfshihet në skemën e ngrohtores së qytetit apo kompanisë Termokos. Megjithatë, ajo tha se i shfrytëzon disa mënyra për të kursyer energjinë elektrike.“Të shfrytëzohen natën rrobalarësja, enëlarësja, bojleri. Krejt çfarë mund t’i shfrytëzosh natën, nuk ke pse t’i shfrytëzosh gjatë ditës. Ngrohëset e vogla e di që shpenzojnë shumë. Ne që jetojmë në banesa, nuk mund të ngrohemi me dru dhe as me thëngjill. Alternativa e vetme është rryma. Mbase do të duhej ta bëjë një zgjidhje Qeveria dhe aty ku ka ndërtesa, të lidhen me Termokosin, në mënyrë që të mos shfrytëzohet në ndërtesa rryma për ngrohje”, tha Statovci.
Këshillat e ZRRE-së
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt të këtij viti, miratoi tarifa më të shtrenjta të rrymës, që është thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.Më herët, në fillim të këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) kishte bërë disa rekomandime se si mund të kursehet rryma.
“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat për kursim”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.Një tjetër rekomandim thotë se akumulimi i nxehtësisë në termot ngrohëse, mund të bëhet gjatë natës me tarifa të ulëta, ndërsa bojleri mund të përdoret vetëm atëherë kur nevojitet.
ZRRE-ja jep edhe këshilla të tjera, si për shembull: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë dhe fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen. ZRRE-ja, po ashtu, rekomandon që të përdoren poçe elektrike kursyese dhe drita të neonit.Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e morën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.
Kjo ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur një sërë pakosh të sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo ka ndikuar edhe në uljen e furnizimit me gazin rus të vendeve evropiane, të cilat këtë gaz e kanë pasur burimin kryesor të energjisë.
Siç kanë theksuar nga KEDS-i, çmimet e energjisë elektrike në bursë janë katërfishuar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Megjithatë, sipas KEDS-it, kërkesat për energji elektrike janë rritur. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën