Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Klubi anglez, Manchester United thuhet se është i hapur për të shitur shumicën apo thuajse gjithë skuadrën e tij këtë afati kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq janë të vendosur të kenë një sezon produktiv sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kush është trajner i ekipit.
Hierarkia e re e klubit, e udhëhequr nga bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe dhe drejtori i ri Omar Berrada, do të mbikëqyrë një rregullim të skuadrës.
Sipas mediumit The Telegraph, drejtuesit tashmë janë të bindur se mund ta lejojnë largimin e shumicës së lojtarëve.
Ky medium shton se Marcus Rashford do të lejohet të largohet kur të hapet afati kalimtar nëse vjen një ofertë e madhe.
As Bruno Fernandes nuk mendohet të jetë i sigurt, duke pasur parasysh moshën dhe pagën e lartë.
Vetëm tre lojtarë - Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund - janë plotësisht të sigurt për të ardhmen e tyre në Old Trafford. /Telegrafi/






















































