Nga: Antonio Fernendez Vicente
Përktheu: Albana Murra
Antropologu Claude Levi Strauss thoshte se muzika shëron shpirtin në tjetër dimension. Muzika na bashkon të gjithëve; muzika është gjuhë universale e këtë e përforcon më shumë dhe shprehja e Franco Battiatos (këngëtar, kompozitor dhe regjisor italian) e cila thoshte: “Gira tutt’intorno alla stanza mentre si danza, danza” (sillu nëpër dhomë, duke vallëzuar).
Battiato ishte poeti mistik që endej gjithmonë gjatë perëndimeve diellore në kërkimin e qetësisë e paqes.
Battiato i ngjante rapsodit që iu këndonte atyre që ndihen të huaj kudo që të jenë, pa ndjenja, gjithmonë në kërkim të bujarisë e lumturisë. Ai ishte poeti që i shkruante pelegrinëve që ishin në kërkim të përjetshëm.
Kjo ishte udha që kishte zgjedhur Battiato, të cilit i pëlqente të jetonte më shumë në poezi sesa në prozë.
Battiato me hijeshinë e tij modeste na rikujtonte që jemi hije e dritës. Në rrugët më të pasigurta, në ato pa krye, nuk mund as të braktisim as të na braktisin.
“Se lumturia e dashurive më të thella
Apo e zemrave më të cekëta
Është vetëm drita e errësira
Ma kujto sa i palumtur jam
Larg ligjeve të tua
Si ta shkapërdredh kohën që më ka mbetur”
Jetojmë në një botë të ndyrë ku mbretërojnë dhuna e urrejtja. Battiato iu vuri emër atyre që na mbrojnë nga frika, padrejtësitë, mashtrimet, zhgënjimet, fiksimet. Atyre që shërojnë nga sëmundjet, me të cilët do endemi rrugëve që na shpien në realizimin e ëndrrave tona. Atyre që na sjellin durim dhe heshtje. Atyre që na shpëtojnë nga melankolia kur parfumi i dashurisë zbrazet mbi trupat e shpirtrat tanë: “Sepse ti je e veçantë dhe unë do kujdesem për ty”.
Battiato jetoi në Sicilia, bashkë me bukurinë e muzikës e të peizazheve të vendlindjes së tij. Jetoi aty larg zhurmës e rrëmujës. Që të udhëtosh, nuk duhet domosdoshmërisht të lëvizësh fizikisht, ashtu si për të qenë gjithmonë i ri; duhet thjesht t´a lësh hijen të shtrihet përtej natës. Shkrimtari Claudio Magris e quante jetën një udhëtim pambarim, edhe nëse nuk dalim nga dhoma jonë e gjumit: “Mos më pyet se ku të shpie rruga. Ndiqe dhe ec i vetëm”.
Poeti që mendonte që të kesh liri është po aq e domosdoshme sa është për zogjtë fluturimi: “Zogjtë i hapin krahët e fluturojnë më mirë se avionët, perspektivat e ndryshojnë botën, fluturime të domosdoshme e ngritje të menjëhershme drejt kodeve të gjeometrisë ekzistenciale”.
Poeti i kundërshtisë e atij që do të rrijë vetëm, por është rob i pasionit dhe shpirtit vetmitar. Sepse “shpirti im nuk është i lumtur, shpirti im të do ty”.
Battiato ishte një poet që për të gjetur veten i duhej të gjente dashurinë e vërtetë: “Lexoj në sytë e tu e ti lexon në sytë e mi” edhe pse unë i njoh gënjeshtrat e tua dhe ti e njeh frikën time të trishtë: “Vij për të të kërkuar sepse kam nevojë të flas me ty sepse prezenca jote për mua është thelbi i qenies sime”.
Lamtumirë i pavdekshmi Franco. I ke shtuar nur artit, muzikës! /Panorama/
(Autori është doktor filozofie, ligjërues në Universitetin e Kuenkës në Spanjë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë