LAJMI I FUNDIT:

Paradoksale, Policia dënon shoferët për mosrespektim të shenjës që nuk ekziston (Foto)

Paradoksale, Policia dënon shoferët për mosrespektim të shenjës që nuk ekziston (Foto)

Policët e stacionit të Fushë Kosovës, A. Ahmeti, D. Gashi, V. Camaj dhe B. Hasolli janë kthyer në makth për shoferët e veturave që qarkullojnë në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë.

Ata brenda ditës shqiptojnë më dhjetëra tiketa për kundërvajtje me ose pa të drejtë.

Një shembull se këta policë kanë vepruar pa të drejtë ka dhënë një lexues i Magazina.al, emër i njohur për redaksinë. Ai ka treguar se si këta policë e kanë dënuar pse ai nuk ka respektuar shenjën e komunikacionit cila nuk ekziston fare në atë vend. Behët fjalë për semaforët tek lagja Apollonia1 ku nuk ka asnjë shenjë që tregon se ndalohet kthimi gjysmë-rrethor nga rruga anësore.


Lexuesi i cili ka dërguar edhe fotografi të vendit të ngjarjes, ka treguar për portalin se u ka thënë policëve se nuk mund ta respektojë një shenjë nëse ajo nuk është, por policët e stacionit të Fushë Kosovës ia kanë rënduar dënimin duke ia dhënë edhe një tjetër si ‘dhuratë’.

Qytetari tregon po ashtu se policia e ka orientuar keq kur ai ka pyetur se në cilin stacion mund të ankohet për sjelljen e tyre. Megjithatë shoferi i dënuar është ankuar të eproret e tyre ku ka marrë premtimin se do merren masa ndaj sjelljeve jo të mira të policisë.

Në komunën e Fushë Kosovës, pranojnë se nuk ka shenja të komunikacionit në këtë pjesë, por thonë se i takon ministrisë së Infrastrukturës që t’i vendos ato.

Ndërkohë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë për Magazina.al se qytetarët, për të tilla sjellje, duhet të ankohen në Inspektoratin Policor dhe më pas siç tha ajo në bazë të shkeljeve që janë bërë, do të merren masa ndaj policëve. /Magazina.al/Telegrafi/

2

3

4

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori