LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim prej 30 ditësh për pesë persona, dy në arrest shtëpiak

Paraburgim prej 30 ditësh për pesë persona, dy në arrest shtëpiak

Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, pas deklarimit të personave të arrestuar, solli vendim që O.P, O.R, I.D, M.P dhe M.Ç të paraburgosen deri 30 ditë.

Ndërsa për personat E.B dhe S.M gjykatësi nuk e pranoi propozimin për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërsa si masë për sigurim të pranisë u caktoi arrestin shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për personat tjerë, për të cilët nuk ka përfunduar dëgjimi, pas vendimit të sjellë nga gjykatësi opinioni do të informohet sot përmes kumtesës në web faqen e gjykatës./Telegrafi/