LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për gjashtë persona, është ndriçuar vrasja në Prilep

Paraburgim për gjashtë persona, është ndriçuar vrasja në Prilep

Policia e Prilepit parashtroi paraqitje penale kundër gjashtë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vrasje”, të kryer më datën 14 të këtij muaji në rr. “Debarca”.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike – SPB Prilep më 15.10.2020 parashtroi paraqitje penale kundër SH.A. (35), M.L. (39), S.K. (20), M.A. (26), XH.L. (54), S.A. (23) për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale ‘vrasje’, paraparë dhe ndëshkueshëm sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vepër penale “lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 131 të KP-së. Më 14.10.2020 rreth orës 20:30 në rr. ‘Debarca’ në afërsi të shtëpisë së A.S., fillimisht kishte ndodhur zënkë mes S.B. dhe M.L. për shkak të ofendimeve nga M.L. ndaj gruas së S.B., pas çka u bashkangjitën edhe E.B., vëllai i S.B., si dhe të afërmit e M.L. (S.A., M.A., S.A., D.A., XH.L. dhe S.K.)”.

“Më pas, lëndime nga mjet i mprehtë ka marrë E.B. (31) dhe është dërguar në spitalin e qytetit. Më pas, vëllai i tij S.T. i ka njoftuar familjarët T.B., A.B., E.B. dhe A.B., pas çka para shtëpisë së XH.L. ka ndodhur qërim hesapesh, me ç’rast T.B. është lënduar në kokë, pas çka së shpejti ka ndërruar jetë”, informojnë nga MPB.


Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, janë arrestuar SH.A. (35), M.L. (39), S.K. (20), M.A. (26), XH.L. (54), S.A. (23), ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masë paraburgimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori