LAJMI I FUNDIT:

Para se t’i vishni brekët e reja duhet ta bëni vetëm një gjë

Para se t’i vishni brekët e reja duhet ta bëni vetëm një gjë

Në pyetjen nëse duhet pastruar të brendshmet para se t’i vishni, dhe pasi që sapo i keni blerë, profesori i mikrobiologjisë nga New York University School of Medicine, Philip M. Tierno, ka tri përgjigje: po, po dhe po!

Femrat kanë tendencë t’i provojnë madje edhe brekët në dyqan para se të vendosin t’i blejnë. Kjo do të thotë se ato brekë që i keni blerë sigurisht i ka provuar tashmë dikush tjetër para jush dhe se të brendshmet kanë ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët intime.

Edhe sikur ato brekë të mos i ketë provuar askush, mendoni vetëm se sa duar i kanë prekur nga prodhuesi, shitësi që i ka ekspozuar apo blerësit e tjerë të mundshëm të cilët i kanë shikuar dhe prekur me duar.

Pikërisht kjo është arsyeja se pse në to mund të ketë baktere siç janë stafilokoku ose norovirusi, të cilat shkaktojnë grip të stomakut, dhe mund t’i bartin personat të cilët, edhe pse nuk i ndjejnë më problemet shëndetësore tashmë dy ditë dhe kanë dalë në shoping, ende mund të jenë bartës.


Bakteret mund të jetojnë në pambuk nga disa minuta deri në gjashtë muaj në qoftë se bëhet fjalë për stafilokokun.

Është gjithashtu e rëndësishme që të brendshmet t’i pastroni me qëllim të largimit të mijëra kimikateve të përdorura në prodhimin e tekstilit. Pambuku ende spërkatet në fusha me pesticide, kështu që ato arrijnë edhe në pëlhurë.

Pambuku shpesh bashkohet me fibra sintetike si akriliku, poliesteri dhe spandeksi për të cilat nevojiten rreth 8.000 kimikate për t’i prodhuar. Kur prodhohet një pjesë e veshjeve, është e mundur që të spërkatet me kërpudhavrasës (fungacid) për ta parandaluar rritjen e kërpudhave gjatë transportit, dhe shpesh përdoren edhe substanca për fiksimin e ngjyrës që pëlhurat të mos zbehen.

Pëlhurat shpesh trajtohen me preparate kundër njollave dhe preparate kundër djegies, aty janë edhe zbutësit dhe preparatet kundër rrudhosjes. Secila nga këto kimikate mund të shkaktojë kruarje, dermatit kontaktues dhe ënjtje, si dhe probleme të tjera në zonën gjenitale.

Efektet negative të të brendshmeve nuk janë aq të shpeshta, por nëse kjo ndodh, trajtimi mund të jetë i gjatë. Prandaj, bëni pak përpjekje dhe pastroni brekët para se t’i vishni për herë të parë sepse do të ndiheni më rehatshëm dhe më sigurt. Nuk është keq madje t’i pastroni dy herë para se t’i përdorni. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Shtatzëna
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kalo në kategori