Ndonëse Kosova vlerësohet vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e larta, nuk e kanë problem të sigurojnë dhe mbajnë dy e më shumë vende pune, apo ka edhe raste kur një zyrtar ka tetë vende pune.
Sipas raportit të fundit të Publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1,873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion.
Sipas Agjencisë, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, dy persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu dy zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë pesë funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1,451 zyrtarë të lartë shtetërorë.
Kjo praktikë, konsiderohet jo vetëm e kundërligjshme, por edhe e dëmshme për institucionin përkatës, pasi që zyrtarët me më shumë se një vend pune, vlerësohet se nuk mund të jenë të efektshëm.
Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU, për Radion Evropa e Lirë, thotë se numri i zyrtarëve publik me funksione të shumëfishta mund të jetë edhe më i lartë. Kjo praktikë, nënvizon ai, është edhe konflikt interesi nga i cili paraqiten shumë probleme.
“Njëkohësisht nuk është logjike që një zyrtar të mbajë disa pozita sepse nuk mund të jetë i efektshëm në asnjërën nga pozitat që i mban. Edhe përkundër kësaj, në bazë të ligjeve tjera, që rregullojnë këto çështje, tregojnë se në momentin që personi merr kontratën e punës, është i obliguar që tetë orë të punojë në vendin e punës. Kështu që është e pamundshme të mbahen në të njëjtën kohë disa pozita. Kjo është praktikë e dëmshme sepse dëmtohet institucioni përkatës”, tha Demhasaj.
Edhe Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me mbajtjen e pozitave të shumëfishta, zyrtarët e lartë nuk mund të jenë të suksesshëm.
Sipas saj, ky fenomen pengon punësimin e personave të tjerë të papunë e që në Kosovë është numër jashtëzakonisht i lartë.
“Fatkeqësisht, këtu njerëzit e pushtetshëm, figurat më të mëdha në partitë politike mund të kenë më shumë se dy pozita. Do të ishte mirë të ketë një analizë se këta zyrtarë i mbajnë këto pozita sepse nuk ka kuadro tjera. E që nuk ekziston një situatë e tillë kur kemi parasysh numrin e madh të të diplomuarve në institucionet e larta të arsimit në Kosovë dhe jashtë saj të cilët presin më vite të tëra për një vend pune në institucionet publike”, tha Demolli.
Në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, thuhet se gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari duhet të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para interesit publik.
Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare.
Në këtë Ligj, ndër të tjera thuhet se zyrtari i lartë mund të ushtrojë punë në lëmin e shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje tjera.
Arton Demhasaj thotë se shoqëria civile ka kërkuar nga ekzekutivi që të ndryshohet ligji në mënyrë që mos të lejohet punë tjetër për zyrtarët e lartë shtetëror.
“Por, nuk kemi hasur në vullnet politik të partive politike për të përkrahur një çështje të tillë. Kështu që kjo praktikë ka mbetur duke u vazhduar që konsideroj se është shumë e dëmshme për administratën publike në përgjithësi”, tha Demhasaj.
Pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror edhe ashtu konsiderohen të larta nga shoqëria civile. Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar ka marrë vendim që të rrisë pagat e kabinetit qeveritar. Paga e kryeministrit të Kosovës është 2,950 euro në muaj, zëvendëskryeministrave 2,500 euro, ministrat në qeverinë e Kosovës pagë mujore kanë 2,000 mijë euro, kurse zëvendësministrat që janë rreth 80 pagë mujore marrin 1,150 euro në muaj.
Kurse një rritje e pagave për shumicën e punonjësve në sektorin publik ka ndodhur edhe me miratimin e Ligjit për Paga, i cili pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.
Në anën tjetër shkalla e papunësisë në vend, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 29.6 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup moshat 15-24 vjeçare me 55.4 për qind
Nga kjo shifër mbi 19 për qind e të papunëve janë persona që kanë përfunduar arsimin terciar. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi