LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku refuzon ta takojë Mike Pompeon

Papa Françesku refuzon ta takojë Mike Pompeon

Vatikani njoftoi të mërkurën se kishte refuzuar kërkesën e Mike Pompeos për një audiencë me Papa Françeskun.

Ky i fundit akuzoi sekretarin e shtetit të SHBA-së për përpjekjen që ta tërheq Kishën Katolike në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe ka dënuar marrëdhëniet e Vatikanit me Kinën, raporton reuters.

Refuzimi erdhi pasi Pompeo, në një artikull dhe një seri mesazesh në Twitter, akuzoi Kishën për minimin e “autoritetit të saj moral” duke rinovuar një marrëveshje emërimi peshkopate me Kinën, transmeton Telegrafi.


Pompeo, i cili ishte në Romë të Mërkurën dhe është planifikuar të takohet me zyrtarët e Vatikanit, dënoi edhe një herë Kinën për lirinë fetare.

Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin dhe Kryepeshkopi, Paul Gallagher, thanë se Papa Françesku hodhi poshtë kërkesën e Pompeos për një audiencë sepse nuk dëshironte të takohej me politikanë përpara zgjedhjeve.

Ndryshe, Vatikani dhe Pekini kanë nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare për të emëruar peshkopët kinezë. Kjo marrëveshje skadon muajin tjetër, por duhet të rinovohet.

Zyrtarët e Selisë së Shenjtë thanë se marrëveshja nuk ishte e përsosur, por e përshkroi atë si një hap përpara pas përndjekjesh të katolikëve kinezë që njohin papën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Kalo në kategori