Një histori e jashtëzakonshme e vuajtjeve, humbjeve dhe ribashkimeve është shfaqur pas një takimi midis Papa Françeskut dhe një ish-të burgosure e nazizmit në kampet e përqendrimit e cila u eksperimentua nga doktori famëkeq Dr. Josef Mengele si fëmijë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Papa puthi numrin – 70072 – që mbetet i tatuazhuar në krahun e 80-vjeçares Lidia Masksymowicz kur ai u takua me të gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan të mërkurën.
“Ajo puthje më dha forcë. Ndihmoi të pajtohesha me botën. Papa Françesku është i rëndësishëm në jetën time. Për mua, kjo ishte një ditë e shkëlqyeshme”, citohet të ketë thënë ajo për gazetën La Repubblica.
Papa dëgjoi nga afër ndërsa historia e saj tregohej nga një prift polak që shoqëronte zonjën Masksymowicz.
Dhe siç shkruajnë tutje mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky tatuazh e ndihmoi atë të gjente nënën e saj, disa vite pas përfundimit të luftës, një odise që tregohet në një dokumentar të ri, 72 70072 – ”Vajza që nuk mund të urrente, historia e vërtetë e Lidia Masksymowicz”.
Ajo ishte vetëm dy vjeç në dhjetor të vitit 1943 kur u shkëput nga jeta e saj në atë që tani është Bjellorusia dhe u dërgua në kampin e përqendrimit në Aushvic.
Ajo ishte ndarë nga nëna e saj dhe jetonte me fëmijë të tjerë në disa kazerma të lënë pas dore.
“Kishte një erë të tmerrshme, nuk kishte ujë me të cilin mund të laheshim. Ishte gjithnjë errësirë dhe çatia lëshonte ujë. Kur binte shi dhe binte borë, gjithçka hyri brenda në kasolle. Ishte një roje femër që mbante rendin me kamxhik”, tha ajo në një intervistë për gazetën italiane.
“Në mëngjes ata na dhanë një fetë bukë të zezë, në kohën e drekës pak supë. Secili prej nesh duhej të luftonte për të mbijetuar”.
Fëmijët u përdorën për eksperimente mjekësore nga Dr. Josef Mengele, një nga kriminelët më të njohur të luftës në Gjermani.
Një nazist i zjarrtë i cili ishte i njohur si “Engjëlli i Vdekjes”, ai zhvilloi eksperimente sadiste mbi të burgosurit në Auschwitz të cilat shpesh çuan në vdekjen e tyre.
Pas luftës ai u arratis në Amerikën e Jugut dhe besohet se vdiq nga një goditje në tru ndërsa notonte në Brazil në vitin 1979.
“Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë më bëri Mengele, por mbaj mend dhimbjen, dhe vështrimin e tij të ftohtë dhe çizmet e tij shumë të lëmuara. Ai ishte një person mizor, pa kufij dhe skrupuj. Pas luftës, u gjetën libra me referenca për numrat e tatuazheve dhe imi ishte një prej tyre”, tha ajo.
Kampi u çlirua nga ushtarët sovjetikë në janar të vitit 1945.
Zonja Masksymowicz kishte mbijetuar 18 muaj nga ferri, por mendohej se nëna e saj kishte vdekur.
Ajo u birësua nga një familje në Poloni dhe u rrit si katolike. Por ndërsa u rrit, ajo ishte e vendosur për të zbuluar se çfarë i ndodhi nënës së saj.
Ajo i dërgoi të gjitha detajet e saj – përfshirë numrin e tatuazhuar në krah – në një agjenci kërkimore në Hamburg.
Pas tre vjetësh, një përgjigje u kthye – nëna e saj ishte gjallë dhe jetonte në Bashkimin Sovjetik, përcjell Telegrafi.
“Mendova se kishte vdekur, por kjo nuk ishte e vërtetë”, tha zonja Masksymowicz, e cila ishte 21 vjeçe kur e mori vesh. “Ata më thanë se edhe ajo më kishte kërkuar gjatë gjithë atyre viteve”.
Pas kësaj, zonja Masksymowicz udhëtoi në Moskë me tren për t’u bashkuar me nënën e saj.
“Ajo më tha se më kishte kërkuar kudo. Ajo ishte e lumtur, por në të njëjtën kohë thellësisht e trishtuar për të gjithë kohën që kishte kaluar pa mua”.
Jo shumë kohë më vonë, në fillim të viteve 1960, nëna e saj vdiq.
Zonja Masksymowicz, e cila tani jeton në Krakov në Poloni, tha se ishte përpjekur të mos mbante ndjenjat negative ndaj rojeve dhe oficerëve nazistë që e kishin trajtuar atë dhe kaq shumë të tjerë me kaq barbari.
“Unë nuk di si të urrej. E di që po të kisha urryer, do të kisha vuajtur edhe më shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë