LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Shumë lojtarë nuk vijnë në Kombëtare, kanë probleme me FSHF-në

Panucci: Shumë lojtarë nuk vijnë në Kombëtare, kanë probleme me FSHF-në
Christian Panucci, Armand Duka (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Kristian Panuçi është rikthyer të asë në lidhje me kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, teknikut Italian duket se nuk i del e keqja me FSHF-në dhe vazhdon sulmet ndërsa thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, teknikut Italian duket se nuk i del e keqja me FSHF-në dhe vazhdon sulmet ndërsa thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.


Ndër të tjera, Panuçi shprehet se për atë, lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale.

Në fund, trajneri Panuçi thotë se shumë lojtarë kosovarë, më parë zgjedhin të luajnë për Zvicrën se sa Shqipërinë pasi nuk kanë ndjenjën e përkatësisë.

“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit.

Në Kombëtare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë. I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.

“Futbollisti që më ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si, burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, u shpreh Panuçi./ss/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori