Goran Pandev e ka festuar fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë në mediat sociale duke shkruar: 'Mrekullitë ndodhin'.

Sulmuesi i Genoas shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Maqedonisë ndaj Gjermanisë të mërkurën.


Eljif Elmas i Napolit shënoi golin e fitores në një natë historike për ekipin e Igor Angelovskit.

57069446 303

Pandev, që ka luajtur te Interi, Lazio dhe Napoli, festoi këtë arritjen në rrjetet sociale.

“Ndonjëherë mrekulli ndodhin në futboll. Të guximshmit shoqërohen nga lumturia”.

"Me përpjekje, djersë dhe zemër në fushë, ky brez meriton dhe meriton shumë respekt", ka shkruar 37-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/

telegrafi sport app