LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Punës në Gjakovë, ofron rreth 500 vende të punës dhe të praktikës në punë

Panairi i Punës në Gjakovë, ofron rreth 500 vende të punës dhe të praktikës në punë

Për të dytin vit me radhë, sot në Gjakovë është mbajtur Panairi i Punës, i organizuar nga komuna e Gjakovës, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane GIZ.

Në këtë edicion të Panairit të Punës, prezentë kanë qenë 40 kompani dhe institucione tjera jo vetëm të Gjakovës, por edhe të qyteteve tjera të Kosovës, të cilat së bashku kanë hapur rreth 500 vende pune apo punë praktike me mundësi vazhdimi.

Hapjen e Panairit e ka bërë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila mes tjerash ka thënë se aktivitete të tilla janë mekanizmat më të mirë dhe më praktikë që ofrojnë kompaninë dhe punë ofruesit me të rinjtë dhe me punëkërkuesit potencial.


Ajo ka shtuar se ky panair është një mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë një vend pune, prandaj edhe ka apeluar, sidomos tek të rinjtë, që ta vizitojnë këtë panair dhe të shikojnë të gjitha mundësitë që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse.

Duke u nisur edhe nga rezultatet e vitit të kaluar, ku ishin punësuar rreth 20 për qind e aplikuesve, por edhe nga trendi i sivjetmë, kryetarja Kusari – Lila, ka potencuar se tregu ofron vende të mjaftueshme të punës, por problemi kryesor mbetet tek mungesa e kualifikimeve të duhura për vende të caktuara të punës.

Sipas kryetares Kusarit, vendet e punës në sektorin e prodhimit nuk po gjejnë interesim të duhur tek të rinjtë, prandaj ajo ka apeluar tek ata që kërkojnë punë që të mos shikojnë vetëm punë administrative, por të shikojnë edhe mundësitë e aftësimit të tyre në sektorin e prodhimtarisë, pasi janë këta sektorë që e kanë kërkesën dhe mundësinë më të madhe për vende pune. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori