LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e rënda që tregojnë lëndimin e Santiago Arias, i cili nuk mund të luajë në gjashtë muajt e ardhshëm

Pamjet e rënda që tregojnë lëndimin e Santiago Arias, i cili nuk mund të luajë në gjashtë muajt e ardhshëm
(Foto: Screenshot/Movistar Deportes)

Futbollisti kolumbian, Santiago Arias, ka pësuar thyerje të këmbës dhe dëmtim të ligamentit, pas një ndërhyrjeje të frikshme në ndeshjen ndaj Venezuelës.

28-vjeçari e pësoi lëndimin e rëndë gjatë një përplasjeje me lojtarin kundërshtar, Darwin Machis, i cili ishte i pikëlluar pas asaj që ndodhi.

Bayer Leverkuseni që e huazoi Ariasin në muajin e kaluar e konfirmuar lëndimin dhe ka treguar për kohëzgjatjen e mungesës së tij.


https://twitter.com/maxbeto19/status/1314713480801464322

“Bayer 04 do të duhet t’ia dalë pa Santiago Ariasin ndoshta për gjashtë muaj. Mbrojtësi i djathtë, i cili nënshkroi për Leverkusenin si huazim nga Atletico Madridi para dy javë e gjysmë, e ka thyer këmbën në ndeshjen kualifikuese të Kolumbisë për Kampionatin Botëror ndaj Venezuelës (3-0) në Barranquilla”.

“Arias po ashtu ka pësuar lëndime të ligamentit në nyjën e tij. Si pasojë e seriozitetit të lëndimit, nevojitet ndërhyrje kirurgjike pas trajtimit të menjëhershme në Kolumbi. Kjo (ndërhyrja) do të realizohet nga një specialist në Madrid, në marrëveshje mes Bayer 04, Arias dhe Atletico”, thuhet në kumtesën e Leverkusenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori