Dje raportuam se Genc Prelvukaj ka nisur xhirimet e projektit të ri muzikor.

Kënga e re e titulluar "365 pa ty"  vjen pas suksesit me bashkëpunimin me Lyrical Son në klipin “A të merr malli”.


Xhirimet e videos kanë filluar në qytetin bregdetar të Ulqinit dhe një pjesë tjetër do të realizohet në Tivar dhe disa vende të tjera, nga kompania e tij Black Fish.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi prej videos së re të Gencit, i cili pritet të publikohet këtë të dielë

Vlen të theksohet se këngëtari do të vjen solo dhe ka paralajmëruar edhe këngë të reja brenda këtij viti. /Telegrafi/

16491659 10155084754325513 250559503 o

16492412 10155084754320513 537849236 o

genci 1

genci 2

genci 3

genci 4