Pamjet e para nga rrënimet që bëri tërmeti në Itali (Foto/Video)

Qendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti.
Rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë e magnitudës 6.1 sipas sizmiologëve të "INGV", ndërkohë që media të tjera që i referoheshin institutit amerikan USGS fillimisht e raportuan këtë tërmet si 7.1 ballë, e më pas e ulën në 6.6.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona, transmeton tch.
Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin./Telegrafi/
In #Norcia firefighters are evacuating nuns from the church.#Terremoto #earthquake pic.twitter.com/DF18hwoIJK
— Middle Ages Dictator (@gabrix_90) October 30, 2016
#Norcia #Italy #Earthquake our wake up call this morning 10/30/16 pic.twitter.com/lhdV2b3k8J
— Steve Amann (@StvAma) October 30, 2016












































