Sipas pamjeve të publikuara rishtazi, një polic i Teksasit shihet duke e “avulluar” marihuanën e konfiskuar prej një qytetari.

Videoja është e vitit 2019, por sapo doli në dritë - pasi avokati i disa klientëve që u ndaluan nga i njëjti polic, zbuloi prova kundër oficerit në një gjykatë të SHBA-ve.


"Publiku duhet ta shohë këto pamje të neveritshme dhe shkeljen e besimit të publikut", tha avokati i Fort Worth, David Sloane. "Ne i vendosim këta njerëz që të zbatojnë ligjin".

Chad Harden, tashmë ish-polic i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, u kap në kamera duke thithur marihuanë nga një stilolaps që sapo ia kishte marrë një të dyshuari.

“Kam thithur aksidentalisht THC-në, sado marrëzi që të tingëllojë”, pranoi më vonë Harden para hetuesve, ndërsa tashmë është në pritje të vendimit të gjyqit. /Telegrafi/