Ju vështirë se do të zgjoheni një mëngjes për të parë Jupiterin duke "u varur" në qiell, por dy animacione mahnitëse tregojnë se si do të dukej sikur të ndodhte një gjë e tillë.

Astronomi amator Nicholas Holmes bën video në lidhje me hapësirën në kanalin e tij në Youtube, Yeti Dynamics.


Dhe një nga krijimet e tij, përcjell Telegrafi, i cili ka shkuar viral disa herë që nga publikimi në vitin 2013, tregon se si do të dukej sikur planetët në sistemin tonë diellor të gjendeshin në distancën e Hënës, në raport me Tokën.

Holmes gjithashtu bëri një version të natës të skenarit.

Shkencëtari planetar James O'Donoghue, i cili punon në agjencinë japoneze hapësinore (JAXA), tha se madhësitë e planetëve në video janë të sakta. /Telegrafi/