Pamje nga zjarret në Komunën e Istogut
Beteja me zjarret në Kosovë po vazhdon tash e disa ditë, ndërsa një tjetër vatër është raportuar në komunën e Istogut.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur flakët përfshinë një fushë në këtë zonë gjatë ditës së martë.
“Faleminderit Zotit që nuk ka pasur dëme në njerëz. Mirënjohje për ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe të gjithë ata që nuk u ndalën asnjë çast! Urojmë që një situatë e tillë të mos përsëritet kurrë”, ka shkruar një qytetar në postimin e tij.
Kosova po përballet me një numër të madh të vatrave aktive zjarri, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe neglizhencës njerëzore.
Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim të qytetarëve për parandalimin e përhapjes së flakëve.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























