Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen.

Asaj iu organizua një festë e mrekullueshme nën shoqërinë e miqve dhe njëkohësisht u befaua me një buqetë të madhe trëndafilash.


Kjo lë të dyshohej se nga kush është surprizuar, ndërkohë që në një postim në InstaStory publikoi një fotografi me një mashkull - duke mos ia zbuluar fytyrën e as identitetin.

Screenshot 2 46 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Klina me këtë ka bërë të spekulohet se po shijon një romancë të re dashurie.

Sidoqoftë, ajo u shfaq edhe në disa momente të tjera duke marrë vëmendjen me veshjen dhe vallëzimet që ka bërë.

Screenshot 1 66 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta përzgjodhi një ambient të jashtëm të dekoruar në detaje për përvjetorin e saj të lindjes.

Ajo duhet theksuar se u bë e njohur që nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë”. /Telegrafi/