LAJMI I FUNDIT:

Pamje dramatike: Momenti kur policia spanjolle ndjek tregtarët e dyshuar ndërsa ata hedhin drogën në det

Pamje dramatike: Momenti kur policia spanjolle ndjek tregtarët e dyshuar ndërsa ata hedhin drogën në det

Gjashtë persona u arrestuan dhe 2.5 ton drogë u konfiskuan pasi policia detare në Spanjë i ndoqi të dyshuarit me një skaf më 5 dhjetor.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë agjentët e Shërbimit Detar të Gardës Civile Spanjolle që ndjekin tregtarët e dyshuar të drogës, të cilët shihen duke hedhur ngarkesën e tyre në një zonë midis Ayamonte dhe Isla Cristina, pranë Huelva në bregun jugperëndimor të Spanjës.

Agjentët fillimisht panë dy persona në një varkë të pajisur me tre motorë, tha policia spanjolle në një raport të postuar në internet.


“Duke pasur parasysh mundësinë e një transporti droge në det të hapur, agjentët vendosën të kishin një qasje me të drejtpërdrejtë me të dyshuarit”, tha policia.

Pasi personat në bordin e varkës zbuluan praninë e policisë, të dyshuarit hipën në një mjet tjetër, për të ikur, duke lënë të zbrazët varkën e parë që u vu re.

Ekuipazhi i skafit të fryrë, i përbërë nga gjashtë persona, u larguan duke mos përfillur sinjalet e agjentëve, duke kryer manovra të vazhdueshme, ndërsa nisën të hidhnin në det tufa me hashash dhe thasë.

“Pas një ndjekjeje të gjatë, agjentët arritën të hipnin në varkë, duke vazhduar me arrestimin e gjashtë pasagjerëve të saj”, tha policia. Të dyshuarit u transferuan në breg “për t’u sjellë para drejtësisë”, tha policia.

Hetimi është në vazhdim dhe është e paqartë nëse gjashtë kontrabandistët e dyshuar të drogës, të cilët nuk u identifikuan, janë akuzuar.

Autoritetet gjithashtu nuk zbuluan vlerën e parashikuar të drogës së sekuestruar.

Spanja njihet si një pikë hyrëse në Evropë për drogën e kontrabanduar nga Amerika e Jugut dhe më gjerë.

Madje nuk është as e pazakontë të shohësh kontrabandistë droge që zbarkojnë herë pas here anijet e tyre në plazhet e populluara nga turistët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kalo në kategori