LAJMI I FUNDIT:

Pamja e re e flokëve të Ariana Grande është ndryshimi që ju duhet për stinën e vjeshtës

Pamja e re e flokëve të Ariana Grande është ndryshimi që ju duhet për stinën e vjeshtës

Të famshmet që bëhen bionde është diçka që, në këtë pikë, ndodh çdo ditë.

E kuptueshme – të qenit në shtëpi për muaj të tërë do t’ju bëjë të dëshironi të bëni një transformim dramatik të flokëve. Kohët e fundit, ne pamë Kylie Jenner si bionde (ishte një paruke, por megjithatë) dhe tani Ariana Grande është gjithashtu një gjysmë bionde.


Këngëtarja njihet për vokalin e saj jashtëzakonisht të mirë, por në botën e bukurisë, ne e njohim atë për flokët saj të gjata, të trasha – konkretisht bishtin e saj ikonik.

Tani, Grande po ndryshon gjërat me një stil dhe ngjyrë të ndryshme.

Ajo postoi një fotografi teksa pozonte para pasqyrës në Instagram duke treguar pamjen e saj të re.

View this post on Instagram

🌧

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on Aug 24, 2020 at 3:29pm PDT

Seksioni i komenteve u mbush me komente pasi njerëzit e pëlqejnë shumë Grande me stilin e ri.

“O Zot, më pëlqejnë shumë flokët tuaja kështu”, shkruante njëri, ndërsa një tjetër shkroi, “Ky stil është gjithçka”.

Flokët natyral të Ariana Grande.

Me siguri ky ndryshim është thjesht me zgjatime flokësh, por rëndësi ka që shumica pëlqyen zgjedhen e Grande dhe do të marr komente të mira nëse e bën përsëri. /Telegrafi/