Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se në këtë periudhë të pandemisë së COVID-19, sektori i prodhimit ka përgjysmuar aktivitetin.
Palushi thotë se pandemia ka pasur një efekt zinxhiror edhe në sektorët tjerë që lidhet me atë të prodhimit.
“Pas paraqitjes së rasteve të para në Kosovë, ne për dy jave e kemi ndërprerë prodhimin dhe pastaj kemi filluar me kapacitet të zvogëluar dhe numër të zvogëluar të të punësuarëve, gradualisht duke u rritur, ku javën e fundit kemi filluar me kapacitet më të madh por që natyrisht kërkesa është e zvogëluar qoftë në tregun e Kosovës, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thotë Palushi.
Ai shton se kjo krizë ka ndikuar edhe në përgjysmimin e planifikimeve në biznes.
“Pandemia ka pasur një efekt domino sepse sektori i restoranteve, hotelerisë dhe kafiterisë, sepse atje kemi pasur një shitje bukur të mirë dhe kjo ka reduktuar rreth 50 për qind të planifikimeve tona në shitje, ku në radhë të parë do të ndikoj në planifikimet tona, i cili po shpresoj që edhe me kalimin e këtij muaji do të tejkalohet situata dhe natyrisht që në fillim të muajit maj të kalon situata, sigurisht që kjo do të zgjatet dhe efektet do të janë gjatë këtij viti, por për kompaninë tonë është e rëndësishme që të mbijetojmë dhe është fakt që 50 për qind e prodhimit është eksport në Perëndim, pasi që atje ka filluar zbutja e masave dhe kanë filluar kërkesat. Ne kemi nisur një stabilizim gradual por nuk do t’i arrijmë objektivat e planifikuara për këtë vit”, shton ai.
Palushi kërkon që qeveria duhet të përgatis pakon e dytë emergjente fiskale në mënyrë që t’i mbështesë bizneset që të mosfalimentojnë.
“Nëse do të ketë një pako të dytë financiare, e cila mendoj se është e domosdoshme për t’i zvogëluar dhe minimizuar humbjet kaq të mëdha në sektorë të caktuar, atëherë edhe ne do të jemi të obliguar dhe detyruar të aplikojmë, por unë pres që të jetë edhe një masë tjetër për mbështetje dhe në mënyrë që gradualisht pasojat do të janë më të vogla dhe bizneset që do të falimentoj do të jetë shumë më i vogël deri sa nuk ndermirët preventiva e duhur”, thotë Palushi.
Në fund ai thotë se Kosova duhet të eksportimin e produkteve, duke i liruar nga tatimi në fitim për vlerën që bizneset eksportojnë.
“Ne kërkesat tona i kemi prezantuar përmes odave ekonomike dhe një ndër kërkesave që do të na mundësonte në radhë të parë që ne të rehabilitohemi është pjesa e eksportit dhe ashtu dihet që Kosova qëndron keq në këtë balancë tregtar, dhe unë mendoj që pjesa e eksportit tek ne në kompani është 50 për qind e sasisë së prodhuar del jashtë tregut të Kosovës ku do të ishte një mënyrë e mirë që të mos humbim, ku tani mund të kemi tepricë të prodhimeve, sepse dihet që efektet e kësaj pandemie do të mund të evitohen me kalimin e muajit qershor ngase do të bie aftësia blerëse e shumë konsumatorëve. Me rritjen e sasisë së prodhimit do të rritet edhe konkurrueshmëria dhe sigurisht për ne kjo do të jetë shumë më e vështirë që ta ruajmë prezencën që e kemi në eksport. Mënyra më e lehtë dhe më e thjeshtë do të jetë duke i liruar nga tatimi në fitim për vlerën që ne eksportojmë. Me këtë ne mund të jemi më tepër konkurrent dhe në njëfarë mënyre do të zbuten humbjet e shkaktuara nga kjo pandemi”, përfundon Palushi.
Po ashtu në këtë intervistë, ai ka folur edhe për efektin e heqjes së tarifës 100 për qind në bizneset e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje