LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Rreth Kosovës nuk ka çeqe blanko, as vija të kuqe

Palmer: Rreth Kosovës nuk ka çeqe blanko, as vija të kuqe

Sipas fjalëve të tij, çdo marrëveshje do të duhej të ketë “aspektin e sigurisë, komponenten politike e ekonomike dhe diçka mbi pronën e Kishës ortodokse serbe në Kosovës, dhe mbi Gazivodën e mbi Trepçën”

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të shtetit të ShBA-ve Mattew Palmer ka thënë se rreth çështjes së Kosovës “nuk ka çeqe blanko as vija të kuqe”, por se marrëveshja e Beogradit e Prishtinës do të duhej të arrihej shpejt, transmeton gazetametro.

Sipas fjalëve të tij, çdo marrëveshje do të duhej të ketë “aspektin e sigurisë, komponenten politike e ekonomike dhe diçka mbi pronën e Kishës ortodokse serbe në Kosovës, dhe mbi Gazivodën e mbi Trepçën”.

“Pra, do të ishte kjo marrëveshje komplekse, ndërsa për ne është e rëndësishme që të arrihet këtu, të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme. Jemi të gatshëm të dëgjojmë cilën do qoftë marrëveshje të cilën e arrijnë të dy palët, dhe e cila i plotëson këto kushte”, ka thënë zyrtari i State Deprtamentit.

Në pyetjen mbi këmbimin eventual të territoreve, Palmer ka thënë se “nuk do të hyjë në detaje”, sepse nuk është prezantuar asnjë propozim për marrëveshje.

“Pozicioni ynë është se nuk ka vija të kuqe e as çeqe blanko. Do të dëshironim që të dy palët të arrijnë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Ne do të shikojmë atë që do të na e sjellin, e sapo të pajtohen të dy shoqëritë dhe të gjithë ta konsiderojnë si zgjidhje të mirë, dhe do të mendojmë mirë, dhe nëse do të kemi vërejtje në disa detaje, ne do t’i paraqesin qartas”, ka thënë Palmer.

Në pyetjen se a do të thotë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve edhe njohja serbe e Kosovës, Palmer ka thënë se ShBA-të nuk janë palë e bisedimeve.

“Nuk jemi ne ata të cilët bisedojnë, dëshirojmë që negociatorëve t’u japim hapësirë të arrijnë një rezultat i cili mund të përshkruhet si normalizim i plotë i marrëdhënieve. Unë tash nuk do ta definoja se si do të duket ajo, do të donim që negociatorët të arrijnë vetë deri te ajo, por është e qartë se nga të dy palët do të kërkohet të ndërmarrin disa gjëra të mëdha dhe politikisht të vështira, që të arrihet një përfundim i tillë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori