LAJMI I FUNDIT:

Palltot e lëkurës, fiksimi i gocave të famshme për këtë sezon

Palltot e lëkurës, fiksimi i gocave të famshme për këtë sezon

Ç’mund të themi për efektin e lëkurës?

Një alkimi rebelimi dhe minimalizmi, prakticiteti dhe joshjeje, agresivitet dhe elegancë, me pak fjalë të gjitha në një! E vetmja që duhet të keni në gardërobë për këtë sezon është palltoja prej lëkure.


Konfirmimi vjen nga vajzat e famshme dhe nga pasarelat si një triumf i lëkurës, kudo!

Palltot e gjata mund të vishen me gjithçka poshtë, ose me asgjë, sipas dëshirës! Me një këmishë polo, xhinse, e sigurt është që palltoja e lëkurës ka vendin e nderit në tendencat vjeshtë/ dimër.

Disa nga vajzat e famshme janë bërë protagoniste të stilit duke e mbajtur në trup, por në të gjitha versionet e mundshme: e zezë, gri, vishnje apo me motive gjarpri.

Rihanna, Emily Ratajkowski, Katie Holmes, Kylie Jenner e plot goca të tjera të famshme sapo na vërtetuan me foto fiksimin me këtë pallto:

Rihanna

Kylie Jenner

Kim Kardashian

Kendall Jenner

Hailey Bieber

Emily Ratajkowski

Elsa Hosk

Dua Lipa

Katie Holmes

Alexa Chung