Lufta për të mbijetuar vazhdon në Gazën veriore ndërsa rrethimi dhe bombardimi shkatërrues i zonës nga Izraeli vazhdon për ditë me radhë.
Dhe një zyrtar i Oxfam ka thënë për Al Jazeera të dielën se Izraeli po përdor urinë si një armë kundër palestinezëve dhe se OJQ-ja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte në gjendje të arrinte njerëzit në veri për shkak të fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit.
Mahmoud Alsaqqa, i cili është drejtuesi i Oxfam për sigurinë ushqimore dhe jetesën në Gaza, paralajmëroi se disa palestinezë “po vdesin nga uria” në Gazën veriore dhe më shumë njerëz do të vdesin në ditët në vijim.
“Nuk ka asgjë… Për dhjetëra ditë që ata nuk po marrin asnjë furnizim”, ka thënë, duke shtuar se shumica e palestinezëve në zonë mbështeten në furnizimet me ndihma.
Ndërkohë thekson Al Jazeera, agjencitë e ndihmës thonë se rreth 96 për qind e popullsisë së Gazës po përballet me nivele të larta të mungesës së ushqimit.
Sipas UNICEF-it, nëntë nga 10 fëmijëve u mungojnë ushqimet që u nevojiten për rritje dhe zhvillim.
Madje, të paktën 37 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja ose dehidratimi në një vit lufte.
Siç shkruan më tej Al Jazeera, Kombet e Bashkuara thonë se Izraeli ka bllokuar hyrjen e 83 për qind të ndihmave ushqimore në Rrip që nga fillimi i luftës.
Ndërkohë rreth 50,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerjen deri në fund të vitit.
Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, për lirimin e robërve dhe “përgjegjësi për krimet sipas ligjit ndërkombëtar”.
Paralajmërimi i Oxfam erdhi pasi forcat izraelite bombarduan më shumë lagje në Gazën veriore të dielën dhe zyrtarët humanitar dhanë alarmin për sulmin e vazhdueshëm tokësor nga forcat izraelite që po zhvendosin me forcë dhjetëra mijëra banorë nga zona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit