Duket sikur Ariana Grandes iu desh një kohë e shkurtër për t’u larguar tërësisht nga bashkëshorti i saj, Dalton Gomez.

Këngëtarja e “Thank U, Next” është në lidhje me bashkë-yllin e saj në “Wicked”, Ethan Slater, në mes të ndarjes nga Gomez.


Burime pranë çiftit thanë për TMZ se ajo dhe Slater filluan të takoheshin disa muaj më parë.

Screenshot 4 53 Foto: Instagram

Një fotografi që ka qarkulluar së fundmi tregon kastin e “Wicked” duke festuar për “Oscar”-in e Michelle Yeoh në Londër dhe në të Grande, 30 vjeçe, u pa pranë Ethan.

I njëjti gjithashtu thuhet se është ndarë nga gruaja e tij, Lilly Jay.

Screenshot 5 43 Foto: Instagram

Slater u martua me Jay në vitin 2018 dhe ata mirëpritën një djalë vitin e kaluar (2022).

Aktori i bë më i famshëm për rolin e tij në “SpongeBob Square Pants: The Broadway Musical”.

Screenshot 6 38 Foto: Wire Image

Grande nga ana tjetër u divorcua nga Gomez pas dy vitesh martesë. /Telegrafi/

Screenshot 7 34 Foto: Instagram