Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë bërë gati për dasmën e dytë në shtëpinë e famshme.

Sonte (e hënë) do të kurorëzohen brenda shtëpisë së BBVA Brikena Selmani dhe Mateo Borri.


Banorët ndërkaq kanë përfunduar përgatitjet dhe konkurrentet morën vëmendje me paraqitjet e tyre.

Foto: YouTube

Juela Nikolli, Edisa Demollari dhe Selin Bollati po shkëlqejnë me fustanet e përzgjedhur.

Djemtë e shtëpisë po ashtu kanë zgjedhur kostume elegante për ahengun që do të ndodhë.

Foto: YouTube

Kjo është dasma e dytë në Big Brother pas asaj që u organizua për Selin dhe Gimbon.

Për këtë natë të veçantë do të performojë artisti i mirënjohur, Gena. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Foto: YouTube

- YouTube www.youtube.com