Pak orë para përfundimit të votimit, Trump i drejtohet gazetarëve: Fitorja është e lehtë, humbja kurrë

156:"President Donald Trump arrives to speak at the Trump campaign headquarters on Election Day, Tuesday, Nov. 3, 2020, in Arlington, Va. (AP Photo/Alex Brandon) 2:"AP
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë para gazetarëve se humbja “kurrë nuk është e lehtë” për të, pak orë para përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në anën tjetër ai theksoi se ekziston “një unitet i paparë” gjatë tubimeve të Republikanëve në Arlington dhe Virginia, transmeton Telegrafi.
Ai këto komente i bëri para përkrahësve të tij dhe gazetarëve që ishin të shumtë në numër.
“Fitorja është gjithmonë e lehtë, humbja asnjëherë”, ka shtuar Trump i cili i është futur garës për një mandat tjetër për president të SHBA-ve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































