Sam Smith u shfaq tërësisht në të zeza gjatë një daljeje në New York të martën.

Artisti - i cili thuhet se po takohej me Christian Cowan - mbuloi sytë me syze të mëdha në formë katrore.


Këngëtari i “Unholy”, 30-vjeç, dukej me stil me një pallto të zezë të gjatë me pantallona të shkurtra.

Screenshot 9 29 Sam Smith (Foto: Backgrid)

Fituesi i çmimeve “Grammy” po mbante në njërën dorë një kafe dhe në dorën tjetër telefonin e tij.

Kantautori i suksesshëm mes tjerash dukjen e kombinoi me një palë atlete të zeza dhe çorape të bardha.

Screenshot 10 30 Sam Smith (Foto: Backgrid)

Ylli, me prejardhje nga Londra, dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa buzëqeshte herë pas here.

Dalja dhe postimet e reja të Sam vijnë pas paraqitjes së tij në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Screenshot 11 21 Sam Smith (Foto: Backgrid)

I njëjti mori vëmendje të madhe për shkak të veshjes lëkure në formë të çuditshme.

Kjo nuk është hera e parë që ai vjedh shfaqjen dhe që komentohet vazhdimisht në tabloidet ndërkombëtare. /Telegrafi/