Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, janë befasuar sonte (e enjte) nga 'Vëllai i Madh'.

Atyre iu kumtua lajmi se darkën e gjysmë-finalistëve do ta moderojë një banor i ri.


Bëhet fjalë për Andin, i cili ishte fituesi fatlum i “Prince Caffe”, çka i mundësoi atij të shijojë këtë aventurë televizive.

Screenshot 39 6 Foto: Screenshot/YouTube

Nuk dihet se sa do të qëndrojë brenda shtëpisë dhe për sa vlen kjo sfidë.

Në ndërkohë, kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother.

Screenshot 40 3 Foto: Screenshot/YouTube

Gara po vazhdon të bëhet më e ashpër, ku banorët janë në 'luftë' për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Për të qenë më të saktë, finalja pritet të mbahet më 2 shkurt (e premte). /Telegrafi/