Mbi tre mijë konsumatorë të kyçur në ngrohtoren e qytetit në Prishtinë kanë instaluar pajisje matëse në radiatorët e tyre. Konsumatorët kryeqytetas nga ky dimër nuk do të kenë më nevojë që të hapin dritaret nga ngrohja e tepërt në banesat ku jetojnë. 23 ekipet e autorizuara që nga korriku kanë filluar të trokasin në dyert e konsumatorëve për instalimin e këtyre pajisjeve, të cilat janë të gjitha falas. Të njëjtit do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet.
Gjatë javës në radiatorët e banesës së 70-vjeçares janë instaluar pajisjet matëse. Aleate Statovci Rrmoku jeton në Bregun e Diellit dhe tregon se ngrohja e tepërt viteve të kaluara u ka shkaktuar bezdi.
“Ne që 35 vjet kemi ngrohje. Ne ngrohje kemi pasur mjaft, na nervozoheshim se u dashke me i hap dritaret e derën edhe dimrit. Me mëngë të shkurtra kemi qëndruar ne gjithmonë… Tash besoj se stabilizohet pak”, thotë ajo për KosovaPress.
Zëdhënësja e ngrohtores së qytetit “Termokos”, Afërdita Uka tregon për KosovaPress se që nga muaji korrik ka filluar fazë implementuese e projektit “Prishtina Heat Save”.
“Tashmë ekipet e kompanisë punëkryese të cilat janë duke e realizuar këtë projekt pra janë të përhapur në të gjitha lagjet e qytetit ku operojmë ne me furnizimin me ngrohje pra në qendër Dardania, Ulpianë dhe Bregu i Diellit, janë diku 23 ekipe ku për çdo ditë vizitojnë banesat e konsumatorëve tanë sipas një plani tonë paraprakë të cilët e publikojmë nëpër rrjete sociale për t’i informuar konsumatorët tanë paraprakisht se ata në ditën e caktuar që planifikohet të vizitohet një hyrje apo një objekt banesor ata duhet të jenë në shtëpitë e tyre për të pranuar ekipet punë kryerëse që të instalojnë këto pajisje”, thotë ajo për KosovaPress.
Uka shton se ky projekt do të mundësojë që konsumatorët të paguajnë aq sa konsumojnë, meqë deri më tani është konsumuar pa kontroll.
“Ky është një projekt shumë më i veçantë se gjithë të tjerët pasi para se gjithash i mundëson kursimin e gjepit të ekonomive familjarëve të konsumatorëve tanë pasi që deri më tani pjesa më e madhe e tyre nuk ka investuar në ato valvulave, termo-rregulluese të cilat e rregullojnë temperaturën për brenda ambienteve të tyre banesore ngase kanë qenë një sistem i stërvjetëruar i ngrohjes përbrenda objekteve banesore. Pra, rrjeti sekondar i ngrohjes ndërsa tani në saj të këtij projekti të 10 milionë dollarëve të ndara nga qeveria amerikane përmes MCC pra është mundësuar që të gjitha këto pajisje ata t’i marrin falas dhe përveç rregullimit të brendshëm nëpër ambiente banesore që kanë një mundësi shumë më të mirë në vend të asaj metodës së mëhershme kur kanë hapur dritaren për të freskuar ambientet e tyre të brendshme, tani detyrimisht në momentin që ata kursejnë këtë energjinë termike duke rregulluar temperaturat nëpërmjet valvulave termo rregulluese, kjo të ndikojë edhe në ulje të shpenzimeve te tyre për ngrohje”, deklaron zëdhënësja e Termokos-it.
Zëdhënësja e Termokos-it njofton se janë bërë të gjitha matjet teknike të nevojshme për vendosjen e këtyre pajisjeve dhe tani është në fazën e implementimit dhe instalimit të pajisjeve.
“Deri më tani afro tre mijë konsumatorë tanë janë kryer në tre mijë banesa të konsumatorëve tanë janë instaluar këto pajisje pra alokatorët e ngrohjes, term kokat dhe valvula termo-rregulluese… Isha personalisht në vendin ku konkretisht në lagjen Bregu i Diellit për të parë se si po shkon ky projekt ishte një situatë shumë e mirë, ngase të gjithë konsumatorët kishin pranuar pa dallim hyrjen e ekipeve dhe instalimin e këtyre pajisjeve, ndërkohë që pjesa tjetër e pajisjeve të realizuar që gjendeshin si ekip mbështetës për ekipet që ishin brenda objektit banesore”, shprehet Uka.
Pjesa më e madhe e projektit të instalimit të këtyre pajisjeve pritet të përfundojë në fillim të muajit nëntor.
Zëdhënësja Afërdita Uka tregon se çfarë do të ndodhë me konsumatorët që nuk kanë instaluar këto pajisje, pas përfundimit të projektit.
“Në bashkëpunim me ZRrE, jemi dakorduar që të gjithë konsumatorët tanë të kenë detyrimisht pajisje. Në të kundërtën nga sezoni i ardhëm nuk do të lejohet që asnjë nga konsumatorët që nuk do të pajisjen me këto pajisje pra nuk do të lejohen të jenë të kyçur në rrjetin e ngrohjes, në të kundërtën nëse ata nuk pranojnë të bashkëpunojnë me ekipet punë kryese ata nuk të pranojnë ato nëpër banesat e tyre për të bërë këto instalime ata do të jenë të detyruar pas përfundimit të këtij projekti që të paguajnë vetë këto pajisje të cilat llogariten që kushtojnë diku rreth 500 euro koston e këtyre pajisjeve do t’i paguajnë vetë pas realizimit të projektit, ndërsa të gjitha këto pajisje ju instalohen falas”, përfundon ajo.
Kujtojmë se në gjithë Prishtinën janë rreth 16 mijë konsumatorë të kyçur në ngrohtoren e qytetit “Termokos”.
Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se 9 milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht