Shoferi i paemëruar nga Barnsley i Anglisë, ka bërë ndeshje dhe e ka shkatërruar në tërësi makinën Ferrari që kushton afro 300 mijë euro.

Për më keq, kjo ndodhi vetëm një orë pasi e kishte marrë nga salloni modelin 430 Scuderia, transmeton Telegrafi.


Raportohet se ai është rrotulluar dhe ka përfunduar 50 metra larg rrugës, ndërsa makina është përfshirë nga zjarri.

Shpejtësia e lartë, mungesa e aftësisë në manovrim dhe rruga e lagur kanë qenë faktorët kryesorë të këtij aksidenti. /Telegrafi/

Pagoi afro 300 mijë euro për Ferrari pas nje ore e shkaterroi ne perplasje foto