Rritja e pagës minimale në Maqedoni të Veriut, do të nisë të aplikohet nga muaji mars
![Rritja e pagës minimale në Maqedoni të Veriut, do të nisë të aplikohet nga muaji mars](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/03/market-1-780x439.jpg)
Paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të rritet nga 18.000 në 20.000 denarë (nga 292 në 325 euro), ka bërë të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Rritja e pagës minimale prej 11 për qind, do të nisë të aplikohet nga muaji mars, ndërsa do të ketë edhe rritje të pensioneve, bëjnë të ditur nga Ministria e Punës, duke paralajmëruar se rritje do të ketë çdo vit bazuar në metodologjinë e re për llogaritjen e pagës minimale konform rritjes së pagës mesatare dhe inflacionit.
Sipas institucioneve, me këtë metodologji të re do të rritet edhe standardi i qytetarëve, pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve dhe inflacionit që ka shkuar në mbi 20 për qind.
Por, qytetarët thonë kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve ka goditur aq rëndë standardin e tyre sa që kjo rritje fare nuk do të vërehet në nevojat e tyre të përditshme.
“Vetëm për energji elektrike paguajë 5.000 denarë (afër 100 euro). Për një familje shpenzimet arrijnë 600-700 euro, ndërsa rroga është 300 euro. Këtu nuk ka asnjë perspektivë. Kjo ka bërë që të rinjtë të ikin jashtë. Çmimet këtu janë sikur në Gjermani, atje rroga është 2.000 euro kurse te ne 300 deri 400 euro, prandaj kemi largim nga vendi sepse s’ka të ardhme”, thotë Skënder Osmani, punëtor në një ndërmarrje tregtare.
“Shporta e konsumit është rritur, janë rritur edhe çmimet e ushqimeve duke nisur që nga gjërat më të nevojshme për një familje. Këtu nuk po përmendi ato shpenzimet e luksit pasi ne kemi probleme me gjërat elementare për ekzistencën e një familjeje. Qeveria është ajo që merret me politikat fiskale dhe duhet të determinohen në rregullimin e çmimeve. Duhet të stimulohen ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme, por edhe familjet në nevojë, qoftë me uljen e çmimeve, të energjisë elektrike apo të TVSH-së”, thotë Nexhat Selmani, mësimdhënës në arsimin fillor.
“Paga minimale nuk duhet të jetë më e ulët se 40.000 denarë (rreth 600 euro). Çfarë do të bëjmë me 20.000 denarë? Nuk arrijmë të blejmë as ilaçet. Nuk arrijmë të shlyejmë as faturat për ujin dhe energjinë elektrike”, thotë Stevo Pandov, pensionist.
“Mendoj se paga minimale duhet së paku të jetë 30.000 denarë (rreth 500 euro) pasi nga marketi nuk mund të dalësh pa shpenzuar në ditë të paktën 500 denarë (rreth 10 euro). Me ato që mbeten duhet paguar faturat, ilaçet pasi për gjëra tjera as që mendojmë”, thotë Svetlana, e punësuar në një fabrikë tekstili.
Megjithatë, se si do të ndikojë rritja e pagës minimale me 11 për qind dhe nëse mund të çojë në shkurtime të vendeve të punës, mbetet për t’u parë, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM).
Por, sipas LSM-së, rritja e paralajmëruar nuk mund të mbulojë as për së afërmi koston bazë të jetesës.
“Paga minimale, sipas rregullave të reja bazuar në Ligjin për pagën minimale, sipas përllogaritjeve tona të bazuara në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave dhe Bankës Popullore, do të rritet 20.098 denarë. Dhe, nëse e shikojmë përmes shportës minimale të sindikatës do të jetë sërish shumë e ulët. Nuk do të mjaftojnë aspak për të siguruar ushqim dhe pije për një familje”, thuhet në një komuniktatë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.
Paga minimale përcaktohet sipas pagës mesatare dhe në Maqedoninë e Veriut ajo arrin 54.37 për qind të saj. Paga mesatare ka arritur në 33.000 denarë apo rreth 550, euro ndërkohë që shporta e konsumit për një familje me katër anëtarë arrin në 51.200 denarë (832 euro).
“Rritja e pagës minimale nuk do të shkaktojë goditje në ekonomi”, konsideron Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve. Por, sipas tij, Bashkimi Evropian ka miratuar një rekomandim, me të cilin paga minimale në vendet anëtare duhet të jetë rreth 50 për qind e mesatares. Dimitrov thotë se kjo nënkupton se Maqedonia e Veriut ka një përqindje më të lartë të pagës minimale, krahasuar me vendet anëtare të BE-së.
Nga Lidhja e Sindikatave druajnë se rritja e pagës minimale mund të ketë pasoja ndaj punëtorëve, në veçanti në sektorin e tekstilit, pasi në këtë degë të ekonomisë pagat janë më të ulëta, andaj edhe punëdhënësit mund të përdorin metoda të ndryshme për të mos i paguar punonjësit me rritjen e re të pagës minimale që pritet të hyjë në fuqi pas një muaji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim