LAJMI I FUNDIT:

Pacolli takon presidentin e Guinea Bissau, thotë se ai pranoi ftesën për ta vizituar Kosovën

Pacolli takon presidentin e Guinea Bissau, thotë se ai pranoi ftesën për ta vizituar Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Jose Mario Vaz.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja shteteve.


“Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falënderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avancimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori