LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i shkruan homologut grek Kotzias, Kosova e gatshme për ta ndihmuar Greqinë pas zjarreve

Pacolli i shkruan homologut grek Kotzias, Kosova e gatshme për ta ndihmuar Greqinë pas zjarreve

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër solidarizimi homologut grek Nikos Kotzias, pas tragjedisë nga zjarret që ka përfshirë Athinën.

Me këtë rast, Pacolli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Qeverinë greke.


Po ashtu, në letër, Ministri Pacolli ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për t’i dal në ndihmë Qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira. /Telegrafi/