LAJMI I FUNDIT:

Pacolli së bashku me Teuta Rugovën: Do ta kthejmë lavdinë e kohës së presidentit Rugova, mjaft me agoninë 18 vjeçare!

Pacolli së bashku me Teuta Rugovën: Do ta kthejmë lavdinë e kohës së presidentit Rugova, mjaft me agoninë 18 vjeçare!

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

I përcjellur nga brohoritjet e shumta të qytetarëve Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.


Pacolli ju ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të votojnë për të ardhmen dhe për perspektivën e Kosovës. “Deri tash Kosova është dhunuar, zhvatur e keqtrajtuar, ky është fundi. Koalicioni i territ duhet të largohet, tash është koha për njerëz të dijës dhe për njerëz qe e duan qytetarin e Kosovës.” Ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka përgatitur një program të dinjitetshëm, i cili do ta trefishojë buxhetin dhe do ta rrit GDP-në.

“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Pacolli.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Hoti.

Më pas para qytetarëve u prezantuan edhe kandidatët e koalicionit për deputetë të cilët vijnë nga rajoni i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori