Pacolli: Peja është e bekuar nga Zoti, ne do ta bëjmë të mrekullueshme për njerëzit.
Gjatë qëndrimit të tij në rrafshin e Dukagjinit, sot Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë, ka vizituar edhe qytetin e Pejës. Në një tubim me qytetarë, Pacolli shtjelloi pikat kyçe të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK.
“Pika e pare që do ta realizojmë do te jete rritja ekonomike 8%, qe do të krijojë 70 mije vende të reja pune. Përmes krijimit të zonave të lira ekonomike të cilat parashihet të jenë në rrafshin e Dukagjinit, në rrafshin e Kosovës si dhe në Anamoravë, ne do ta bëjmë këtë.
Ai ka shtuar se rritja e pagave qysh në vitin e parë do të jetë 30% e pastaj do të shkallëzohet, varësisht nga GDP-ja. Kjo do të bëhet edhe përmes jetësimit të programit tonë ekonomik”, ka thënë Pacolli.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka treguar edhe për investitorët e shumtë të cilët duan të vijnë në Kosovë. Ai ka thënë se investitorët nuk vijnë në një vend me qeveri të korruptuar, nuk vijnë të punojnë me zhvatës dhe mashtrues. Ata janë investitorë seriozë të cilët duan garanci të funksionimit të ligjit. “Ne do ta mundësojmë këtë, koalicioni ynë do ta mundësojë rritjen e investimeve dhe shtimin e investitorëve të huaj”.
I pari i AKR-së më tej ju ka thënë pejanëve se të jesh pjesë e kompanive globale është esenciale. “Vetëm kështu do të mund të kemi sukses dhe përfitime më të mëdha, do të ishte e pakapshme që një investitor i madh ti fus miliona euro në një vend të vogël siç është Kosova”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.
Ai më pas i ka falënderuar qytetarët e shumtë për pjesëmarrje dhe një nga një ka prezantuar para tyre kandidatët e AKR-së për deputetë. Në mesin e tyre cilëve ishin; Neshat Asllani, Agim Bahtiri, Xhevdet Krasniqi, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Islam Pacolli, Myzejene Selmani e Refiqe Ternava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United