LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ndaluni dhe mendoni, mos u tallni me miqtë ndërkombëtarë

Pacolli: Ndaluni dhe mendoni, mos u tallni me miqtë ndërkombëtarë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje klasës politike kosovare që të ketë kujdes në raportet me Evropën dhe SHBA-në.

Pacolli, përme një postimi në Facebook, ka thënë se është shumë e qartë kërkesa e SHBA-ve dhe e Bashkimit Europian, hiqni taksën! Kuptojeni pozicionin e SHBA-ve si ndërmjetës midis dy palëve, i cili duhet të jetë i besueshëm për të dy palët!


“Koha për veprim është tani! Kush është patriot, kush e do Kosovën, në institucione apo dhe jashtë tyre, brenda territorit apo në diasporë, duhet ta kuptojë se koha për të vepruar është tani! Nuk duhet të lejojmë që të kalohet në veprime ndëshkuese për Kosovën! Kjo do të ishte hedhje në erë e veprës së dëshmorëve dhe heronjëve të kombit në shekuj; shkatrrrim i gjithçkaje që kemi arritur në 21 vjet liri dhe 12 vjet pavarësi!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Kur bubrreci po ecte në gurin e mullirit i cili rrotullohej për shkak të forcës shtytëse të ujit, bubrreci mendonte që ishte forca e tij që po e levizte atë. Kështu, ai e rriti vetëbesimin si i fuqishëm, por ne fakt, ishte vetëm një bubrrec.

Lidershipi i Kosovës po vepron njejtë!
Mos veproni sikurse bubrreci sepse nuk rrezikoni vetëm fatin tuaj politik, por fatin e krejt Kosovës! Ndjesinë e bubrrecit e kanë patur shpesh vendet afër nesh por kanë kaluar keq.

Ne jemi mjaft të vegjël me pas këtë ndjesi. Ne nuk mund të luajmë midis Europës dhe SHBA-ve. Do ishte mrekulli nëse ne mund të kontribuojmë që këta dy akterë globalë të bashkohen akoma më shumë rreth nesh. Çështja e Kosovës nuk guxon të ndajë dy miqtë tanë të mëdhenj. Për më shumë që interesi i tyre i përbashkët është arritja e marrëveshjes së drejtë: mbyllja e një plage për Europën në këto 20 vjet të kohës moderne.

Na duhet modesti. Na duhet bashkim mes vete rreth një emëruesi minimal të përbashkët. Prandaj duhet të sillemi plotësisht të vetëdijshëm për peshën tonë ndërkombëtare, për lojën tonë në kohë dhe në hapësirë. Kemi pasur fat dhe mos e mbyteni atë. Me mbytjen e fatit të Kosovës dhe popullit te saj, do të mbytet përgjithëmonë edhe fati i juaj politik.

Pra, për hirë të Kombit, Atdheut dhe Perëndisë, ndaluni dhe mendoni! Kërkoni ndjesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koha për veprim është tani!

Kush është patriot, kush e do Kosovën, në institucione apo dhe jashtë tyre, brenda territorit apo në diasporë, duhet ta kuptojë se koha për të vepruar është tani! Nuk duhet të lejojmë që të kalohet në veprime ndëshkuese për Kosovën! Kjo do të ishte hedhje në erë e veprës së dëshmorëve dhe heronjëve të kombit në shekuj; shkatrrrim i gjithçkaje që kemi arritur në 21 vjet liri dhe 12 vjet pavarësi!
I lutem klasës sonë politike, drejtuesve të institucioneve, ndaluni me këtë sjellje sfide ndaj miqve amerikanë.

Madje ndaluni dhe në sfidën ndaj miqve europianë. Mos mendoni se mund të luani në rivalitetin euroamerikan! Mos shkatërroni fatin e Kosovës për shkak të luftës suaj për pushtet! Vendoseni sesi do të zhvilloni dialogun me Serbinë sipas një Platforme, sipas Rregullash loje që i miratoni me një Ligj të propozuar nga Komisioni i Venecias, dhe luftën për pushtet, për vizibilitet ndërkombëtar bëjeni në ndonjë temë tjetër!
Mos u tallni me miqtë!
Mos u tregoni miqëve tonë prralla si keni bërë në të kaluaren!

Është shumë e qartë kërkesa e SHBA-ve dhe e Bashkimit Europian, hiqni taksën! Kuptojeni pozicionin e SHBA-ve si ndërmjetës midis dy palëve, i cili duhet të jetë i besueshëm për të dy palët!

Mos mendoni se po ua shitni popullit se kjo që po bëni, është mbrojtje e interesit të Kosovës! Përkundrazi: të prishësh marrëdhëniet me SHBA-të dhe Bashkimin Europian është shkatërrim i interesave të Kosovës! Do të thotë të bësh lojën e armiqve tanë!”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pasi Senatori amerikan, David Perdue ka paralajmëruar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rishqyrtojnë praninë e tyre në Kosovë, në rast se kjo e fundit nuk e heq tarifën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë
Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

Paralajmërimet e senatorit Perdue janë mbështetur edhe nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe mungesën e një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës, senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se në rast që Kosova nuk i shfuqizon detyrat ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova
Lexo po ashtu Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, ka reaguar ndaj  paralajmërimit të Senatorit amerikan, David Perdue, duke shkruar në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori