“Ne duam menjëherë liberalizimin e vizave, sepse ne nuk duam që të rinjtë tanë, që njerëzit e biznesit, të ndihen të izoluar, të diskriminuar në nivel evropian”. Kështu i ka thënë Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli, homologut të tij hungarez, Peter Szijarto.
Përkitazi me këtë, Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i kërkoi homologut të tij hungarez, që procedura e dhënies së vizave të lehtësohej që tani edhe në nivel dypalësh.
Nga ana e tij, Ministri Szijarto, e quajti shumë të drejtë këtë shqetësim dhe e njohu Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Pacolli me një rast të ndërhyrjes së tij për të shkurtuar afatet e takimeve për viza në Ambasadën hungareze në Prishtinë, dhe tha se do konsideronte çdo hapësirë për të lehtësuar procedurat.
Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli, e nisi vizitën e tij sot në Hungari, respektivisht pjesëmarrjen në kuadër të ministerialit të Procesit të Vishegradit, me takimin bilateral me homologun e tij hungarez, Peter Szijarto.
„Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe duhet të ndërtojmë edhe marrëdhëniet ekonomike në këtë nivel“, kanë rënë dakord të dy bashkëbiseduesit.
Në vijim të takimit, ministri hungarez e garantoi shefin e diplomacisë kosovare për mbështetjen e vendit të tij dhe të grupit të vendeve të Vishegradit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe e njohu me ndihmën hungareze për Kosovën në fushën ekonomike, financiare dhe në arsim.
Pacolli e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë mbështetje dhe kërkoi praninë e investitorëve hungarezë në zhvillimin e Kosovës. Në këtë drejtim, ai, tha se Kosova mirëpret praninë e mallrave hungarezë të njohur për cilësinë e lartë në tregun e saj.
Gjithashtu, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli shprehu gatishmërinë, që kredia hungareze me terma të butë prej 60 milionë eurosh të orientohet në sektorë, që kanë nevojë imediate dhe të ofrohen me shpejtësi projekte, që ajo të fillojë sa më shpejt.
Pjesë e rëndësishme e bisedës ishin edhe zhvillimet politike në Kosovë dhe dialogu me Serbinë.
Në lidhje me këtë, Pacolli tha se qeveria e re e Kosovës ka qasje reformatore dhe do punojë, që dialogu me fqinjin verior të vendoset në pozita reciprociteti, veçanërisht në planin ekonomik.
Në këtë takim morënpjesë edhe Ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi dhe Zëvendës-Ministrja e jashtme, Rejhan Vuniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë